PDK e LDK në konferenca për media nesër, do të mbahen pothuajse në kohë të njejtë

E publikuar: 05/12/2023 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy partitë opozitare, PDK e LDK kanë dërguar njoftime se do të mbajnë konferenca për media, nesër (e mërkurë).

Dy partitë nuk kanë treguar temat se çfarë do të diskutohet aty.

Sidoqoftë, LDK ka njoftuar se konferenca do të nis në orën 11:00 në selinë qendrore të partisë.

Teksa PDK njoftoi se në selinë e partisë së saj konferenca do të nis nga ora 11:15.