PDK e LDK Flasin Pas Arrestimit të Albin Kurtit

28.11.2015 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PDK e LDK Flasin Pas Arrestimit të Albin Kurtit

Dy partitë politike që udhëheqin koalicionin qeveritar, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për KALLXO.com japin vlerësimet e tyre për ngjarjet e sotme, për manifestimin e opozitës kundër marrëveshjeve për Asociacionin e komunave Serbe, demarkacionin me Malin e Zi si dhe arrestimin e deputetit të LVV-së, Albin Kurti.

Elmi Reçica, zëvendës shef i grupit parlamentar të PDK-së, deklaron se manifestimi është parë si i panevojshëm.

Sipas tij dhe sipas deputetit të LDK-së, Nuredin Ibishi sot është dashur të jetë ditë festive, Ditë e Flamurit që e kanë respektuar shqiptarët ndër vite.

Reçica thotë se është e drejtë e opozitës për të protestuar e manifestuar, por kjo sipas tij nuk është dashur të masës së tubuar t’i drejtohet edhe ish krettari i LVV-së Albin Kurti i kërkuar nga Policia e Prokuroria.

“Marrja e fjalës dhe prezantimi para masës i një personi i cili është i kërkuar nga prokuroria dhe ka refuzuar publikisht disa herë, ka qenë jo në rregull t’i paraqitet masës meqë kryetari i VV (Visar Ymeri) ka qenë aty dhe e ka bërë një fjalim në emër të partisë, dhe ka qenë e panevojshme fjalimi i Kurtit, ngase kanë folur liderët Haradinaj nga AAK e Limaj nga NISMA, përveç se e ka pasur për qëllim për të provokuar Policinë në Prokurorinë në këtë rast”, tha Reciça për KALLXO.com.

Reçica thotë se po të pyetej ai do të sugjeronte që kjo të mos bëhej më 28 Nëntor ndonjë ditë tjetër.

Në anën tjetër, kolegu i tij nga LDK thotë se ka kaluar qetë deri në pjesën e në paraqitjen e Albin Kurti deputet i LVV-së, e që sipas tij nuk është në rregull që një personalitet si ai të paraqitet për fjalim sepse ka pasur fletëarrest për të.

“Tjetra është dështim i Policisë që nuk ka arritur me kohë para kësaj ta bëjë arrestimin e tij dhe kjo më vonë kjo ka shkaktuar një situatë jo të mirë ku pati edhe pasoja edhe në arrestime të aktivistëve tjerë të VV dhe ndërhyrje selinë e VV-së’ tha Ibishi për KALLXO.com

Opozita kishte thirrur sot një manifestim për të kundërshtuar marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për Asociacionin e Komunave Serbe dhe kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Këto marrëveshje janë kundërshtuar që nga muaji gusht kur Kuvendi i Kosovës nuk i është kthyer normalitetit. Disa seanca janë ndërprerë për shkak të gazit lotsjellës dhe për shkak të kushteve për të mbajtur një të rregullt.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit