Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Gjilan në një kumtesë për media thekson se miratimi i buxhetit të zvogëluar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit për vitin 2016, do të sjell vetëm fukarallak dhe rritje të problemeve serioze me të cilat do të ballafaqohet qytetari i Gjilanit.
Sipas tyre me këtë buxhet komuna e Gjilanit nuk mund të ketë stabilitet financiar dhe as mbijetesë institucionale të cilat veç se tani janë në krizë serioze.
Grupi i Këshilltarëve Komunal nga radhët e PDK-së shprehet më tej se për vitin e ardhshëm uk mund të flitet për ndonjë zhvillim pozitiv në asnjë fushë dhe në dobi të qytetarëve gjilanas, transmeton Klan Kosova.