PDK dorëzon nesër kallëzim penal ndaj ZRRE-së

E publikuar: 22/04/2022 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë nesër kallëzim penal ndaj ZRRE-së.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga kjo parti.

Kallëzimi penal ka të bëj me mos-zbatimin e vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila e ka pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

“Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, do të dorëzojnë nesër (e premte), në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 077/22 të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Kallëzimi Penal do të dorëzohet në orën 11:00 në Prokurorinë Speciale.