Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, tha se përmes rezolutës do të kërkojnë që procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë të kthehet në binarë sipas standardeve evropiane, raporton KosovaPress.
Ai, derisa prezantoi rezolutën gjashtëpikëshe, tha se e njëjta është hartuar nga ekspertë të pavarur.
Miratimin e kësaj rezolute e kërkoi sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila theksoi nevojën e një konsensusi politik.














