​PDK çon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e tri çështje në seancën konstituive

E publikuar: 03/07/2025 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më njëzet e nëntë (29) qershor dhe vazhdimeve të saj më një (1) dhe tre (3) korrik dymijë e njëzet e pesë (2025).

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më njëzet e nëntë (29) qershor dhe vazhdimeve të saj më një (1) dhe tre (3) korrik dymijë e njëzet e pesë (2025).

Kjo kërkesë, e paraqitur në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, konteston: Kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë; Hedhjen në votim të këtij Komisioni; Vetë votimin e Komisionit; Ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të Komisionit.

“Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka krijuar një gjendje të re juridike dhe ka përcaktuar qartë rrjedhën kushtetuese që duhet ndjekur për konstituimin e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Në kërkesën e dorëzuar, PDK ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që: Të shpallë antikushtetues vendimin për votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë; Të shpallë antikushtetues vendimin për ndërprerjen e seancës konstituive; Të urdhërojë Kuvendin që ta vazhdojë seancën konstituive deri në përfundimin e saj me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të hapur dhe transparent, ashtu siç e kërkon Kushtetuta dhe praktika parlamentare.

“Ky hap është thelbësor për të ndalur tendencën për përmbysje të rendit demokratik dhe për të garantuar që asnjë shumicë e përkohshme parlamentare të mos e vë veten mbi Kushtetutën. Partia Demokratike e Kosovës mbetet e vendosur në mbrojtje të ligjshmërisë, demokracisë dhe rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK), ka paralajmëruar sot se do ta dërgojë lëndën në Kushtetuese lidhur me procesin e vazhdimit të seancës konstituive.