PDK asht gati për Specialen

E publikuar: 29/07/2015 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët nuk e votuen krijimin e Gjykatës Speciale, pritet që sot perfundimisht me i dhanë fjalën shefit të tyne të partisë, Hashim Thaçi, se do ta mbeshtesin krijimin e Dhomave të Specializueme.

Amendamentet për ndryshime kushtetuese, të cilat i hapin rrugë themelimit të Speciales, pritet që të jenë në rend dite para Kuvendit të Kosovës ma së largu deri të Shtunën.

Burimet e gazetës “Zëri” mbrenda PDK’s konfirmojnë se shumica e deputetëve të PDK’s, të cilët herën e parë e kishin kundërshtue Gjykatën Speciale, tashma kanë ndryshue pozicion dhe kjo ka me ju konfirmue shefit të partisë, Thaçi, në nji mbledhje që ka me mbajtë Grupi Parlamentar i kësaj partie ketë të Merkurë, n’orën 11:00.