PDK akuzave të Nismës u përgjigjet me kundërakuza

E publikuar: 18/12/2016 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Betim Berisha, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka mohuar akuzat e Nismës për Kosovën se, PDK po u bënë shantazh qytetarëve të Drenasit për të ia hedhur votën kandidati të tyre për kryetar të kësaj komune.

Berisha në një konferencë për media, deklaroi se akuzat e Nismës për Kosovën janë të pabaza dhe se janë “njerëzit e Nismës” e jo të PDK-së ata që po shantazhojnë.

Nga PDK kanë akuzuar Shyqyri Bytyqin, për të cilin kanë thënë se po u bënë presion votuesve të Drenasit në fshatin Stankovc.

Në Drenas sot po votohet në raundin e dytë, apo në balotazh, për kryetar të komunës.

Gara po zhvillohet mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së e Isa Xhemajlajt të Nismës për Kosovën.

Rezultate e para, siç ka njoftuar KQZ, pritet të dalin rreth orës 22:00.