Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka arritur një rezultat spektakolar në këto zgjedhje, duke arritur të fitojë në të gjitha bashkitë që mori si zona të lira nga koalicioni i majtë i ASHE-së.Partia që drejtohet nga Shpëtim Idrizi nuk ka zhgënjyer në asnjë nga 3 bashkitë që ka kandiduar, ku surpriza më e madhe u shënua në Peqin, një zonë e cila që prej vitit 2005 fitohej rregullisht nga demokratët.
PDIU-ja fitoi me kandidatin e saj Shuaip Beqiri, po ashtu kjo parti ka fituar edhe bashkinë e Konispolit me 700 vota plus.
Ndërsa fitoja e tretë, erdhi në Rrogozhinë, ku Beqir Nuredini mundi me 304 vota më shumë kandidatin demokrat Eqerem Deliun,transmeton Shekulli.al