Lajmet

PD mbështet fuqishëm Aganin dhe beson në pafajësinë e tij

20.06.2016 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PD mbështet fuqishëm Aganin dhe beson në pafajësinë e tij

Kryesia e Partisë së Drejtësisë ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën i ka dhënë mbështetje të fuqishme liderit Ferid Agani.

PD, përmes një komunikate për media, shprehet e bindur thellë në korrektësinë, ligjshmërinë dhe pafajësinë e tij, gjatë kryerjes së detyrave dhe të sendërtimit të përgjegjësive shtetërore.

“Kryesia e Partisë, degët dhe nëndegët e saj, si dhe e gjithë anëtarësia e gjerë, qëndrojnë fuqimisht, unike dhe unanime në përkrahje të plotë dhe të vazhdueshme të kryetarit të saj Prof.Dr. Ferid Agani, duke qenë e bindur thellë në korrektësinë, ligjshmërinë dhe pafajësinë e tij, gjatë kryerjes së detyrave dhe të sendërtimit të përgjegjësive të tij shtetërore, si gjithherë ashtu edhe gjatë përmbarimit të mandatit ministror në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në këtë komunikatë të PD-së.

“Duke besuar në drejtësinë universale dhe atë të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe në pafajësinë e kryetarit të Partisë së Drejtësisë, kryesia është e bindur që do të mbizotërojë e vërteta, dhe rrjedhimisht në përfundim të procedurës gjyqësore, kryetari Agani do të triumfojë – në këtë galimatias pandehmash të pabazuara, duke u shpallur plotësisht i pafajshëm me vendim meritor të organeve kompetente të drejtësisë, nga e gjithë kjo çështje e pretenduar juridiko-penale”, shprehet në fund Partia e Drejtësisë.

Kujtojmë se Ferid Agani, tashmë ish-ministër i Ambientit, është akuzuar nga Prokuroria e Shtetit për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë kohë sa ka shërbyer si ministër i Shëndetësisë. Ai akuzohet, së bashku me një grup prej 63 personash tjetër, për keqpërdorime në rastin e njohur si “rasti stenta”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion