Akademia e Revolucionit Digjital (PBC) organizoi sot “Ditën e Orientimit në karrierë në fushën e TIK”, për të kuptuar më shumë rreth shkollimit e karrierës në këtë industri.
Në këtë ngjarje pati diskutime rreth shkollimit profesional, këshilla për karrierë, takime me ekspertët e fushës, dhurata, shpërblime, ushqim, pije e muzikë.
Me këtë rast, Gazmend Selmani themelues i PBC Academy, ka paraqitur mundësitë e shumta që ofron ky institucion si në aspektit e fitimit të bursave, marrjes së njohurive të reja në fushën teknologjike, por edhe punësimit me paga konkurruese.
Selmani falenderoi zëvendësdrejtoreshën në Drejtorinë e Arsimit Profesional në MASHT, si dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë që morën pjesë në organizimin e këtij prezantimi.
“Faleminderit që keni ardhur për të parë se kush jemi ne. Zonja Fetiu jemi mirënjohës që keni ardhur. Të nderuar kolegë, faleminderit për kontributin e vazhdueshëm. Të dashur maturantë kur e kemi themeluar PBC Academy e kemi pasur në mendje me sjell diçka më shumë sesa edukimin. Për shkakun se një pjesë e madhe vijnë me diploma, por pa dije profesionale. Po duam më dhanë dije për me bë shpikje sikurse që e kemi bërë ne”.
Ai përmendi suksesin e nxënësve të PBC për shpikje globale në fushën e pagesave digjitale.
“Personeli dhe arkitektët e PBC kanë bërë shpikje globale për pagesa digjitale, po duam më dhënë dije për të krijuar platforma si e-Kosova përmes së cilës ofrohen shërbime shtetërore. Djemtë e çikat e PBC që e kanë bërë, sot e shfrytëzojnë rreth 700 mijë persona”, tha ai.
Poashtu, bëri të ditur se studentët që kanë notën mestarë mbi 9-të do t’u financohen 100 për qind për studimet.
“Pas dijes, duam të japim diploma. Fatkeqësisht, një gjë të vërtetë po e theksoj që jo rrallë ka ndodh që studentët në bachelor nuk e kanë njohur programimin as në nivel fillestar… nuk ju duhet diploma…”.
“Te ne merrni diplomë të nivelit të pestë dhe përmes nesh merrni edhe diplomë bachelor të kolegjet tona partnere. Është me rendësi që studentët që e kanë notën mbi 9 do të financohet 100 për qind studimet e nivelit bachelor. Studentët e dalluar do të punësohen në PBC me rroga të majme”, tha ai.
Kurse, Valbona Fetiu – Mjeku, zëvendësdrejtoreshë për Arsim Profesional në MASHT, ka lavdëruar punën e PBC Academy dhe ka thënë se është e nderuar që sot mori pjesë në këtë prezantim.
“Kam nderin të jem para jush. Jo vetëm për të promovuar PBC Academy kjo flet vetë. Është një akademi e akredituar dhe e licencuar që ka hap dyert për ju me profile inovative dhe me mësimdhënës të përgatitur. Më bënë të ndjehem mirë interesimi juaj për arsimin dhe aftësimin profesional”.
“Duke pasur parasysh që tani Kosova ka hapur dyert dhe ka mundësi më shumë për punësim për shkathtësi digjitale unë vetëm ju uroj sukses dhe ju inkurajoj që të zgjidhni më të mirën”.
Kurse, profesori i PBC Academy Blerim Rexha, ka folur për rëndësinë e shkollimit në PBC.
Sipas tij, PBC Academy programin e ka të harmonizuar me nevojat e tregut të punës, gjë që i ndihmon të rinjtë si në aftësim profesional, ashtu dhe në shkollim.
“PBC Academy ka marrë një program sfidues e bashkëkohorë. Semestri i parë me lëndë bazike siç janë gjuhë programues, arkitektura programuese, algoritmet, uebi e lëndët për inteligjencën artificiale etj. Këto janë kërkesat e tregut të punës. Gazmendi ka zgjedh njohësit më të mirë të fushës. Të gjithë ne do t’ju ndihmojmë që të bëjeni zhvillues dhe t’i përafroni kërkesat e tregut të punës”.
“Në fund përveç punësimit të keni edhe mundësi të krijimit të kompanisë tuaj”, theksoi ai.
Muhamet Hajdari drejtor i IBAS, institucion financiar jobankar, ka thënë se të rinjtë janë e ardhshmja e Kosovës sa i përket punës në inovacion dhe teknologji. Sipas tij, të rinjtë e Kosovës kanë potencial në këtë drejtim.
“IBAS ka nevojë në vazhdimësi për zhvillime, ne jemi të fokusuar edhe në tregun ndërkombëtar. Më gëzon dhe jam i lumtur që ju edhe ne jemi e ardhmja e Kosovës për shkak të inovacionit që e sjellin. Për t’u adaptuar më këtë, besoj qe keni dëgjuar për institucionin tonë. Potencialet që i kemi në teknologji, Ju jeni ata që do ta qoni vendin përpara”.
Kamber Vishi, ekspert i sigurisë, tha se PBC Academy është institucioni më i mirë për të mësuar programet softuerikë.
“PBC Academy është institucioni më i mirë që mund ta zgjidhni për të mësuar programimin e për t’u bërë inxhinier i softuerit”.
Edona Haziraj, ligjëruese në PBC Academy, tha se inxhiniera softuerike është fusha e cila çdo ditë e më shumë po avancohet. Ndihem e privilegjuar që e kam një audiencë përpara, e që janë maturantët e që janë para një vendimi të rëndësishëm e që është përzgjedhja e profesionit”.
“Para se të përcaktoni profesionin e juaj duhet t’ja bëni vetes disa pyetje, nuk do të thotë se të bëhet presion nga shoqëria se çka duhet të zgjidhni. Pyetja e parë duhet të bëhet se çfarë personaliteti keni ju, e me çka do të merreni pas përfundimit të studimeve. Pyetja tjetër më rëndësi është se cilat janë aftësitë e mia më të forta e këto aftësi t’i përdorni në rrugëtimin tuaj jetësor”, tha Haziraj.
“Pse e kam zgjedhur inxhinierin softuerike. E para inxhinieria softuerike është njëra prej fushave që ka pësuar rritjen më të madhe kohëve të fundit. Është duke u rritur dita ditës falë njerëzve që janë të interesuar ta përzgjedhin këtë profesion. Tjetër është që përmban disa nënfusha, janë dhjetëra prej tyre e secila prej tyre ka specifikat e tyre”.
“Ajo çka është e rëndësishmja është që jo domosdoshmërish ta shihni anën materiale, por atë se çka ju ndiheni më rehat, e cak parapëlqeni të bëni në pjesën tuaj të mbetur”.
Ndërkaq, Albulena Merovci, studente në PBC Academy, ka folur për përfitimet që ka marrë nga ndjekja e studimeve këtë institucion. Ajo porositi të rinjtë që të ndjekin rrugët e shkollimit digjital, si rrugë të suksesit drejt së ardhshmes.
“Jam shumë e lumtur që në këtë event po flas në cilësinë e studentes ambasadore. Akademia që më ka dhuruar shumë dije e shkathtësi. Rrugëtimi në karrierë nuk është i lehtë e aq më pak identifikomini i saj se çka duam të zgjedhim, por është hapi më i rëndësishëm në jetën tonë”.
“Shpesh duhet si labirinti. Por përmes eventeve të cilat bëhen si lloji i PBCA do ta kemi më të lehtë përzgjedhjen tonë. Profesionet në PBCA janë profesione që kanë më pas shumë të ardhura në të ardhmen e janë të rëndësishme në treg. Se kam besuar që do të mund të mësoja kaq shpejtë, sidomos puna me projekte reale është çelësi për me arritë gjithçka”.
“Programimi nuk është thjesht të shkruash kod, është shumë më shumë. Të qenit programer është për të zgjedhur shumë probleme, por nganjëherë problemet s’mund të zgjidhen menjëherë. Ju kisha thënë që mos më u demotivu e mos mu dorëzu”, porositi ajo.