Në kohën kur Kosova ndodhej në ngërçin institucional, formimi i institucioneve të reja shihej më urgjencë. Kjo urgjencë lidhej më atë se 15 borde të agjencioneve të pavarura ishin jo funksionale. Madje, mos funksionimi i tyre nga njohësit e çështjeve politike, vlerësohej se mund ta çonte vendin drejt një kolapsi.
Mirëpo, edhe pse Qeveria e Kosovës, është formuar para gjashtë muajsh këto borde nuk janë kompletuar ende.
Fajin për këtë, sipas Driton Selmanaj nga KDI e ka Qeveria e cila nuk po i propozon më kohë emrat për këto agjencione. Një pjesë të fajit, Selmanaj, ia hedhë edhe Kuvendit të Kosovës, i cili sipas tij, nuk po bën presion tek Ekzekutivi.
Në linjë më Selmanajn është edhe Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol. Sipas tij, PDK dhe LDK po bëjnë pazarllëk me këto borde në mënyre qe të rahatojnë njerëz të cilëve iu kanë premtuar vende pune gjatë fushatës.
Janë gjithsej 15 agjencione të pavarura në Kosovë të cilat kanë probleme në funksionimin e tyre si pasojë e mungesës së bordeve. Në mesin e tyre është Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Avokati i Popullit/Tribuna Channel/