Zëvendës kryeministi i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i punëve të jashtme, i njohur gjatë luftës me nofkën“Gjarpri”, është njëri prej ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që akuzohet më së shumti se e ka shitur Kosovën.
I gjithë kontributi i tij në luftën e Kosovës shpesh është vënë në pikëpyetje nga bashkëluftëtarë e nga diplomat të ndryshëm se për interesa të ulëta personale ka lëshuar pe në raste vendimtare për vendin, raporton Gazeta Fjala.
Ai akuzohet se për një bisedë telefonike me ish-kryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, kishte nënshkruar demilitarizimin e UÇK-së.
Këtë e vërteton gjenerali anglez, Sir Mike Jackson, në autobiografinë e tij “Soldier”, libër në të cilin ai detajisht përshkruan momentin e nënshkrimit të marrëveshjes për demilitarizim, transmeton Gazeta Fjala.
“Unë i largova syzat nga hunda dhe i vendosa në njërën dorë, përderisa i spjegoja pozicionin tonë. Thaçi tundi kokën. Ne kaluam në tendën kryesore, ku të tjerët po prisin të ishin dëshmitarë të nënshkrimit të marrëveshjes. Jamie i dha Thaçit një laps. Dora e tij u dridh përdersa nënshkroi.
‘Ashtu’, tha Jamie. ‘Tani ti e merr shpërblimin tënd’. Ai nxorri një telefon satelitor dhe telefonoi Presidentin.
Pas disa fjalëve për spjegim, ai i kaloi telefonin Thaçit, dora e të cilit vazhdoi të dridhej përderisa po fliste.
Pasi Thaçi përfundoi telefonatën e tij, dikush nxorri një shishe me pije, dhe ne ngremë dolli për Kosovën”, shpjegon Jackson në librin e tij.
Akuzë tjetër e rëndë i është bërë nga autori i librit “Këmbët e Gjarprit”, Veton Surroi, ku autori në libër thotë se Hashim Thaçi pranon marrëveshjen e ‘Rambujesë’ pasi që i premtohet një skenar filmi në Hollyëood.
Ndërsa, akuzat për korrupcion, hajni e vjedhje janë akuza të cilat i vishen çdo ditë, si në senacat e Kuvendit, poashtu edhe në reagime e shkrime të ndryshme./GazetaFjala/