Është zyrtare: paratë nuk e blejnë pasurinë.
Lumturia u mungon edhe milionerëve, pavarësisht të ardhurave që kanë – atë mund ta arrijnë, vetëm duke grumbulluar edhe më shumë, transmeton Telegrafi.
Madje, shumica prej tyre konsiderojnë ta dyfishojnë pasurinë, për të qenë të kompletuar.
Hulumtuesit e Harvard Busines School kanë bërë një anketë me 2,000 milionerë, si pjesë e studimit që besohet të jetë i pari i këtij lloji.
Profesori Michael Norton, që ishte në krye të hulumtimit, i ka pyetur respodentët që të vlerësojnë lumturinë e tyre prej një deri në dhjetë. Pastaj, i ka pyetur se çfarë do t’ju ndihmonte, për të arritur nivelet më të larta të suksesit.
“Të gjithë kanë thënë se iu duhen dy deri në tri herë më shumë para, që të jenë të lumtur”, ka thënë Norton.
Çuditërisht, përgjigjet e tyre, kanë qenë të njëjta në bazë të pasurisë që kanë.
Në mënyrë specifike, një e katërta e atyre që kanë një rrjet në vlerë prej 1.5 milionë dollarëve, kanë thënë se iu duhet rreth 11 herë e pasurisë, teksa një çerek tjetër konsiderojnë gjashtë herë pasurinë që kanë, për të qenë krejtësisht të lumtur.
Për të qenë përfundimisht të lumtur, një çerek tjetër ka kërkuar dyfishin e pasurisë.
Më shumë të kënaqur ishin ata që kishin pasuri prej më se shtatë milionë dollarëve, por edhe ata kërkuan një rritje të konsiderueshme për përmbushjen e duhur.
Në anën tjetër, më të lumtur janë shprehur ata që e kanë fitur pasurinë, se sa ata që e trashëguan, pasi arritjet i konsiderojnë si përmbushje të qëllimeve. /Telegrafi/