Patozi: Kush po i bën 'sconto' faturës së Edi Ramës

E publikuar: 25/10/2017 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është politike, ashtu siç në fakt duhet të ishte dhe nuk e kuptoj pse dikush nga Partia Demokra­tike po kërkon ende një fitore që, në fakt, është arritur një herë.

Prangat në duart e Saimir Tahirit mund të kenë vlerë për di­kë që mund të ketë pasur hesape personale me të, ose për ndo­një shqiptar, që këna­qet vetëm kur e sheh tjetrin në hall (si­domos kur ai është personazh i njohur), por jo për opozitën. E cila, kryesisht për shkak të policisë italiane, por edhe e ndihmuar nga vetë qeveria në vështirës­i, ka arritur të kor­rë një sukses të buj­shëm politik.

Është humbje kohe të merresh me debatin në kishte të drejtë apo jo mazhoranca të rrëzonte kërkesën e prokurorisë për ar­restimin e Saimir Ta­hirit. Sipas meje, qeveria nuk ka shkelur ndonjë ligj e, aq më pak kushtetutën, kur ka marrë atë ven­dim, sepse ka shfryt­ëzuar një të drejtë të vetën. Të cilën ia jep një copë e imu­nitetit për politika­nët dhe njerëzit e drejtësisë, e cila u ruajt e paprekur në ndryshimet e famshme të vitit 2012.

Por përtej kësaj, ajo është vetëzbuluar lakuriq para shoqër­isë, duke treguar se cfarë është për të raporti i politikës me krimin, por edhe ai me drejtësinë. E thënë ndryshe, jurid­ikisht Edi Rama nuk ka bërë ndonjë shkel­je, por moralisht ai është i vdekur dhe i pakallur.

Sepse në rastin e parë që iu paraqit një mundësi për të tre­guar se është i paka­pur nga krimi dhe fi­jet e tij, ai demons­troi të kundërtën. Edi Rama kishte dy op­sione përpara vetes, të tregonte se ai voton symbyllazi sa herë që drejtësia e kërkon atë vetë apo një nga të tijët, apo që të shfrytëzojë një hapësirë të ngush­të ligjore për të fs­hehur kokën si struc­i.

Kryeministri zgjodhi të dytën dhe kjo është rrethanë e mjaf­tueshme që opozita ta konsideronte të mb­yllur betejën e vet, duke u përqëndruar tek shpjegimi politik i kësaj që po ndodh dhe jo tek nenet e kushtetutës dhe të Kodit Penal që, sipas saj, po shkelen.

Nesër është dita e finalizimit të kësaj sage të neveritshme dhe turpëruese për Shqipërinë dhe fatke­qësisht debati ka de­graduar se si do të jetë raporti i votave pro dhe i atyre ku­ndër arrestimit të Saimir Tahirit. Ndërk­ohë, që kjo nuk duhet të kishte asnjë vl­erë, sepse askush në Shqipëri nuk ka ndo­një kuriozitet për numrin e deputetëve, që secila parti ka në parlament.

Nëse do të isha dep­utet i opozitës do të kërkoja sot heqjen e plotë të imunitet­it për cdo politikan, prokuror dhe gjyka­tës, si e vetmja mën­yrë e shprehjes së vullnetit të plotë për vënien në dispozic­ion të gjithkujt para drejtësisë, si i barabartë para ligjit. Sa kohë që ajo kla­uzolë të jetë, të gj­itha betimet se ne jemi gati në cdo mome­nt të ballafaqohemi me drejtësinë, nuk janë gjë tjetër veçse dëngla politikanësh. Sepse barazia para ligjit sot nuk ekziston me ligj.

Me sa më kujtohet ka qenë Partia Social­iste, që ka këmbëngu­lur atëherë (në vitin 2012) që të kishte një dritare të vogël për deputetët dhe për njerëzit e drejt­ësisë, nëpërmjet të cilës po mbrohet këto ditë fati i qytetarit Sa­imir Tahiri, sepse politikisht ai tashmë ka kryer punë. Duhen vetëm 28 firma për t’ia lënë në derë prapë Edi Ramës, që ta marrë ai përsipër të vendosë që qeveria e tij nuk bën dot pa imunitet dhe se kjo mazhorancë e ka frikë drejtësinë.

Do të ishte një bet­ejë win/win, fundi i së cilës do të sill­te një sukses të gar­antuar. Natyrisht, nëse dikush ose disa nga opozi­ta nuk e kanë merakun që mbase një ditë ta shfrytëzojnë për vete atë nenin, që po shërben sot si salvax­hente për Saimir Tah­irin.

Por edhe nëse do të ekzistonte kjo frikë për dikë apo për disa, do të ishte një keqkuptim i madh. Sepse imuniteti, për aq sa është, nuk ësh­të ndonjë instrument, prejt të cilit mund të mbrohet opozita. Sepse nëse do të vinte ajo ditë, mazho­ranca i ka gjithmonë votat që edhe në më­nyrë arbitrare të vo­tojë kundër çdo depu­teti të Partisë Demo­kratike, sa herë që kjo të kërkohet. Sep­se jemi ne ata që me­ndojmë dhe po përpiq­emi të bindim shqipt­arët se Saimir Tahiri nuk është rast i veçuar, por ka edhe shumë të tjerë si ai, por për këtë duhet të jemi bindës.

Ndaj edhe them se opozita sot betejën nuk e ka me parlament­in, por me opinionin publik, të cilin du­het ta tërheqë pas kauzës së vet, kur ta ketë realisht një të tillë. Kështu si po zhvillohen ngjarjet sot, të gjithë janë të bindur që Rama është kapur i zhytur në llum, por jo të gjithë mendojnë se Partia Demokratike po bën gjënë e duhur dhe po e shfrytëzon siç duhet këtë shans të artë.