Pasurimi përmes tenderimit

06.04.2015 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pasurimi përmes tenderimit

Fusha e prokurimit publik në Kosovë, nga përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe ekspertë të çështjeve ekonomike, konsiderohet terreni më i përshtatshëm i keqpërdorimit të parasë publike.

Janë rreth 700 milionë euro në vit të buxhetit të Kosovës, të cilat shpenzohen përmes prokurimit publik.

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, konsideron se në Kosovë është bërë trend pasurimi i individëve të caktuar përmes tenderimit.

Ai thekson se pavarësisht ndryshimeve që janë bërë në ligjin e prokurimit, me qëllim të eliminimit të parregullsive në këtë sektor, individët që kanë pasur për qëllim pasurimin përmes tenderimit kanë gjetur rrugë për ta bërë një gjë të tillë.

“Problemi më i madh është te jogatishmëria për të respektuar ligjin që ekziston. Mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë keqpërdorim është forcimi i sundimit të rendit dhe ligjit”, vlerëson Shatri.

Prokurimi publik në Kosovë edhe në raportet ndërkombëtare, ishte konsideruar si burim i korrupsionit. Kjo fushë ishte thënë se ka krijuar probleme të mëdha në zhvillimin ekonomik të vendit.

Parimi i zgjedhjes së operatorit ekonomikisht më të favorshëm, shton Haki Shatri, ka bërë që operatorët që ofertojnë në tender të caktuar, të jenë të papërgjegjshëm në kryerjen e punëve.

“Humbjet që i shkaktohen buxhetit janë të mëdha. Operatori i cili ka marrë një tender publik që të mos dalë në humbje, e dëmton cilësinë e punëve që kryen, pra punët i kryen më dobët, me material që nuk është i paraparë dhe në këtë mënyrë dëmtohet edhe paraja publike edhe pasuria kombëtare”, shton Shatri.

Në anën tjetër, Lëvizja “FOL” në Kosovë, e cila merret me monitorimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike, në hulumtimet që kanë realizuar, është evidentuar se në fushën e prokurimit ka afera korruptive.

Fidan Kalaja, hulumtues në lëvizjen “FOL”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, i quan shqetësuese parregullsitë që ndodhin në fushën e prokurimit publik.

“Ne kemi dëshmuar se sektori i prokurimit publik është më i korruptuar në Kosovë dhe këtu nevojitet një intervenim urgjent i shtetit në ndryshimin e bazës ligjore, pasi që ka probleme të mëdha edhe në aspektin legjislativ që e rregullon fushën e prokurimit. Po ashtu, kemi kërkuar efikasitet nga institucionet e drejtësisë që ta luftojnë korrupsionin në këtë sektor”, sqaron Kalaja.

Kalaja bën të ditur se në bazë të monitorimit dhe hulumtimeve që ata kanë bërë, kanë ardhur në përfundim se sistemi i drejtësisë dhe Policia e Kosovës nuk kanë kapacitete njerëzore dhe teknike, që të hetojnë apo të ndjekin personat e korruptuar në sektorin publik.

“Ne kemi gjetur se prokuroria e Kosovës nuk ka prokurorë që njohin mirë ligjin e prokurimit, në kuptimin e asaj që më pas të ndjekin keqbërësit dhe keqpërdoruesit e parasë publike në prokurim. Ne i kemi rekomanduar prokurorisë që të krijojë një Task Forcë specifike, e cila merret me hetimin e korrupsionit në prokurimin publik”, shton Kalaja.

Ligji i Prokurimit Publik është miratuar në vitin 2003; deri më tani ky ligj ka pësuar më shumë se pesë herë ndryshime.

Qëllimi i Ligjit për Prokurim Publik është që të sigurojë mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike dhe burimeve publike në Kosovë, duke përcaktuar kushtet dhe rregullat që do të zbatohen.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

Rubio, kabllogram ambasadës së SHBA në Tiranë: Identifikoni grupet e ekstremit të majtë

Rubio, kabllogram ambasadës së SHBA në Tiranë: Identifikoni grupet e ekstremit të majtë

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike