Pastruesja vodhi 120 mijë euro me të birin në shtëpinë që po e mirëmbante në Tiranë

E publikuar: 07/01/2023 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënë e bir janë vënë në prangat e policisë së Tiranës të dyshuar për vjedhjen e rreth 120 mijë eurove dhe sende të tjera me vlerë, në një banesë në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë, ku gruaja punonte si pastruese.

E dyshuara R. D., në bashkëpunim me djalin e saj H. D. vjedhjen e banesës e kanë kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri. Ajo së bashku me të birin pasi kanë vjedhur shumën e parave kanë bërë rrëmujë në shtëpi për të humbur gjurmët. E gjitha u bë me qëllimin e inskenimit të një skeme sikur banesa kishte rënë pre e grabitjes nga autorë të tjerë.

Vjedhja ka ndodhur më 15 dhjetor. Euronews.al mëson se në atë banesë jeton një grua me vajzën e saj.