Kompania Pastrimi ka shpenzuar 80 mijë euro për të blerë kamionë të përdorur.
Para pak ditësh ky institucion ka bërë publik njoftimet për blerjen e një kamioni për largimin e borës dhe hedhjen e kripës dhe kontratën për blerjen dy kamionëve të tjerë për bartjen e mbeturinave, raporton Gazeta Fjala.
Në këto kontrata shkruan se ata u blenë të përdorur, nga kompania e njëjtë SHPK ”Grami” me bazë në Prishtinë. Për të cilët do të duhet të paguajnë plotë 70 mijë e 918 euro.
Kamioni për largimin e borës dhe hedhjen e kripës, u kushtoi 37 mijë 465 euro kurse atë për bartjen e mbeturinave 33 mijë e 453 euro.