Në shkrimin kryesor trajtohen mësymja dhe tërheqja nga iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, vetëm pas paralajmërimeve për izolim dhe lëkundje të partneritetit ndërkombëtar, për shkak të aventurës së 22 dhjetorit dhe pasojat që sjellë kjo aventurë.
“Po t’u ishin refuzuar vizat për korrupsion?” është një pikëvështrim tjetër për temën e së dielës.
Në intervistë, ish-ambasadori dhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, tregon se pse Kosova është “në pikën më të ulët të marrëdhënieve me aleatët euroatlantikë”.
“Shoqëri me aktivizëm sporadik” është reportazhi i së dielës.
Në faqet e botës zënë vend shkrimet për qytetin e lashtë të njerëzve trupshkurtër dhe jetën në shtetin e qeverisur mirë.
Në shtatë shkronjat e tij, tenori Riad Ymeri, flet për bukuritë në jetën e gjithçkaje.
“Rëndësia e personalitetit të liderit në partitë politike të Ballkanit” është fejtoni i radhës, në vazhdën e publikimeve të Joseph Roucek për politikat ballkanike.
“Kosovarçe” sjell ambientalistin prizrenas të forumeve të OKB-së.
“Trumbetisti në harmoni me të pazakonshmen” dhe “piktorja e nuseve symbyllur përballë realitetit” janë shkrimet e kësaj të diele, nga kultura.
Në “Monument” vjen historia e shtëpisë së rrallë të Përlepnicës së Gjilanit, që pret të shndërrohet në muze.
“Lum Llapi për Lumin” dhe “Stërvitja, ushqimi dhe gjumi – garanci suksese për kampionen olimpike Vonn” janë dy nga shumë shkrimet interesante në faqet e sportit./Koha Ditore/