“Pasion” – Juventusi e publikon reagimin e Zhegrovës në golin ku ishte protagonist

E publikuar: 26/12/2025 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi italian Juventus ka publikuar një video në rrjetet sociale ku sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, shfaqet si protagonist në ndërtimin e lojes gjatë golit të dytë në ndeshjen ndaj Romës, të cilën Juventusi e fitoi 2-1.

Në video shihet Zhegrova duke krosuar topin dhe më pas duke u bashkuar me bashkëlojtarët për të festuar në fushën e Allianz Stadium, shkruan Gazeta Express.

“Pasion,” shkruan Juventus në postimin e tyre, duke nënvizuar energjinë dhe përkushtimin e sulmuesit kosovar në fushë.