Pasi u publikuan fotot me Epstein, zëdhënës i Bill Clinton: Po e përdorin si kurban

E publikuar: 20/12/2025 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zëdhënës i Bill Clinton akuzoi Shtëpinë e Bardhë se po e përdor ish-presidentin si kurban, pas publikimit të fotove të tij me Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell, si dhe me një grua të re në pishinë, në dosjet e urdhëruara nga Kongresi.

Zëdhënësi i Clinton, Angel Urena, theksoi se publikimi i fotove të vjetra nuk ka të bëjë me Bill Clinton dhe akuzoi disa grupe për përpjekje për të fshehur informacionin. “Ata mund të publikojnë foto të paqarta, por kjo nuk ka të bëjë me Clinton. Ai ka prerë lidhjet me Epstein në 2005,” shtoi ai.

Clinton ka pohuar se ka ndërprerë çdo lidhje me Epsteinin para se ai të shpallej fajtor për abuzim seksual me të mitur. Fotografitë e publikuara e tregojnë Clintonin me Maxwellin dhe një grua të panjohur në një pishinë, dhe gjithashtu në aeroplan me Michael Jackson dhe Diana Ross.

Epstein vizitoi Shtëpinë e Bardhë të paktën 17 herë gjatë administratës Clinton, dhe më vonë udhëtoi me të në disa udhëtime ndërkombëtare. Clinton nuk është akuzuar kurrë zyrtarisht për ndonjë shkelje lidhur me Epstein.