Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) janë numëruar rreth 60% e 30 mijë votave me kusht në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.
Nga votat me kusht të numëruara deri tani (18, 571) rezultati është si në vijim.
LVV – 9,361 vota
PDK – 3,475 vota
LDK – 1,951 vota
AAK – 1,552 vota
NISMA – 486 vota
Pjesa tjetër e votave me kusht iu takon partive të tjera që nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor dhe partive minoritare.
Nëse këto vota me kusht i shtojmë në rezultatin preliminar të publikuar nga KQZ, aktualisht do të kemi këtë shpërndarje të mandateve për subjektet politike shqiptare:
LVV- 56 deputetë
PDK- 20 deputetë
LDK- 15 deputetë
AAK- 9 deputetë
20 mandate janë të rezervara për subjektet e partive minoritare.
Kujtojmë, Kosova është një zonë e vetme zgjedhore me sistem proporcional të shpërndarjes së mandateve.
Llogaritja e mandateve bëhet përmes metodës Sainte-Lague./Telegrafi/