Pasi u nda nga Bruno, Arta largohet nga Kosova. Ky është vendi ku ka shkuar ajo

E publikuar: 09/10/2017 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është kjo aktorja Arta Nitaj e cili u bë e njohur që nga paraqitja e saj në rolin e “Xhesikës”, në serialin komik “O sa mirë”, transmeton Gazeta Express.

Me bukurinë e linjat seksi, ajo mori gjithë vëmendjen e publikut. 

Por, përveç kësaj, Arta u komentua shumë edhe për jetën e saj private.

Së fundmi Arta u përfol për një lidhje të mundshme me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria.

Ata kishin publikuar fotografi së bashku në rrjetet sociale, madje Arta ishte edhe pjesë e klipit të Brunos, ku shfaqin si një çift i dashuruar.

Mirëpo si duket kjo ‘lidhje’, nuk zgjati shumë. Ata më nuk  e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Madje ishte Bruno ai i cili së fundmi në një intervistë ka thënë se për sa kohë që zgjati ishte diçka e bukur, që nënkupton se tashmë të dy kanë rrugët e ndara. 

E këto ditë bukuroshja me linjat seksi është duke qëndruar në New York. Këtë e ka bërë të ditur vetë Arta përmes një video që ka publikuar në llogarinë e saj në instastory. 

Kujtojmë se Arta ishte përfolur edhe për një lidhje me Endritin, djalin e presidentit Hashim Thaçi./Gazeta Express/