Pasi u fejua, Adelina publikon momente intime me të dashurin

E publikuar: 18/12/2017 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri mbrëmë kishte deklaruar për të gjithë fansat e saj se ajo tashmë është fejuar me të dashurin e saj, transmeton Gazeta Express.

Kaq të dashuruar Adelinën asnjëherë nuk e kemi parë. Vetëm pak minuta më parë Adelina në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet duke u puthur me të fejuarin e saj.

Mirëpo, Adelina përsëri është kujdesur që mos ta zbulojë të fejuarin e saj.

“Best surprise ever! ❤❤ i love u”, kishte shkruar Adelina.

Ndryshe, Adelina ditë më parë ka treguar se do të martohet në vitin 2018./Gazeta Express