Pasi u bënë prindër, Learta e Kushtrimi lënë Kosovën

E publikuar: 27/09/2017 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që nga ajo kohë , Kushtrimi e Learta kanë marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve rozë, transmeton Gazeta Express.

Vëmendja e tyre veçse u shtua pak javë më parë kur përjetuan ndjenjën më të bukur, atë të të bërit prindër.

Kushtrimi e Learta u bënë prindër të një djali të ëmbël të cilin e pagëzuan me emrin Matin.

E këto ditë, çifti simpatik së bashku me Matinin e vogël janë duke pushuar në Gjermani.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes disa imazheve që kanë publikuar në rrjetet sociale.

“Familja ime e vogël”, kishte lënë mbishkrim Learta në njërën nga fotografitë.

Kujtojmë se familja Salihu kishte organizuar një festë të vogël për ardhjen në jetë të Matinit të vogël./Gazeta Express/