Në një video nga Lifechangers, Dr. Drew Pinsky iu shpjegon shikuesve se si konsumimi i tepërt i alkoolit mund t’ua dëmtojë mëlçinë
Videoja është nga viti 2011, ndërkaq Dr. Drew e ka krahasuar një mëlçi të shëndetshme me një mëlçi të dikujt që ka konsumuar alkool.
Siç do ta shihni edhe vet, mëlçia e shëndetshme mban ngjyrë më të kuqe dhe duket më mirë e formësuar, ndërkaq mëlçia me cerozë ka ngjyrë hiri dhe është e mbushur me shenja.
Dr. Drew thotë se nëse mëlçia nuk funksionon siç duhet, i tërë trupi fillon të mos funksionojë siç duhet, madje edhe sistemi i imunitetit dobësohet dukshëm.
Vlen të ceket se ceroza shfaqet kur mëlçia dëmtohet përherë nga dëmet afatgjate si pasojë e abuzimit me alkool, hepatitit apo obezitetit.


















