Pasi e eliminoi nga Botërori, Pogba flet për Messin: Për mua mbetet më i miri në planet

E publikuar: 01/07/2018 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Francës ka arritur një fitore spektakolare nda Argjentinës.

Francezët triumfuan në një ndeshje ku u shënuan shtatë gola dhe kishte përmbysje të rezultatit 4-3.

Kësisoj fitorja e ‘Tre kolorëve’ ka bërë që në Rusia 2018 mos ta shohim më njërin nga futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messin.

Paul Pogba (Getty Images)

E për këtë mungesë të Messit ka folur edhe mesfushori francez Paul Pogba.

Pogba vazhdon të ketë një simpati të veçantë për Messin pasi deklaroi se për të mbetet më i miri në planet.

“Messi është një yll i futbollit, për mua ai mbetet më i miri në planet”.

“Pavarësisht nga eliminimi Messi mbetet më i miri”, deklaroi Pogba pas ndeshjes.

Paul Pogba ishte nga më të mirët në mesfushë tek Franca (Getty Images)

Në fund mesfushori i Manchester United lavdëroi edhe Kombëtaren e Argjentinës për një ndeshje të madhe.

Në çerekfinalen e Kupës së Botës, Pogba me Kombëtaren e tij do të përballen me Uruguain. /Telegrafi/