Juventusi po mendon qysh tash për pasardhësin e Andrea Pirlos. Gjiganti italian duket se e ka zgjedhur futbollistin, i cili mund ta udhëheqë mesfushën në sezonin e ardhshëm.
Sipas uebfaqes “fussballtransfers.com”, “Bianconeri” po e përgatisin një ofertë për t’ia prezantuar Bayern Munichut për mesfushorin spanjoll, Xabi Alonso. Ish-futbollisti i Liverpoolit dhe Real Madridit, kishte formë stabile viteve të fundit dhe mund të shkëlqejë edhe në Serie A, pas Premierligës, La Ligas dhe Bundesligës.
Pirlo ka deklaruar se mund të largohet nga “Juventus Stadium” në fund të sezonit, duke shpresuar se do ta fitojë Ligën e Kampionëve. /Zëri/