Pas vizitës në Kosovë, i dërguari i BE-së shkon për takime në Serbi

E publikuar: 25/03/2025 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizita e parë e Peter Sorensenit në Prishtinë, si i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do të pasojë edhe me një vizitë në Serbi, siç kishte paralajmëruar edhe ai vet gjatë qëndrimit në Kosovë disa ditë më parë.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, ka thënë se Sorensen po zhvillon vizitën e parë në Beograd dhe do të jetë atje deri nesër.

“Ne po vazhdojmë angazhimin. Emisari i BE-së për dialogu Peter Sorensen po bën vizitën e parë në Beograd. Do të jetë deri të mërkurën në Beograd. Kur bëhet fjalë për dialogun, ne jemi të përkushtuar që të shohim që rruga drejt BE-së për të dyja palët të shkojë nëpërmjet dialogu të lehtësuar. Këtu jemi në këtë fazë”, tha Hipper.

Sorensen qëndroi në Kosovë javën e kaluar, ku pati takimet me krerët shtetërorë.

Pas këtyre takimeve Sorensen, ka thënë se qëllimi tij është që të shtyjë përpara procesin e dialogut. Ai nuk iu përgjigj pyetjeve për kompromise të mundshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por tha se “kjo u takon palëve ta përcaktojnë”.

Ai nuk iu përgjigj pyetjeve për kompromise të mundshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por tha se “kjo u takon palëve ta përcaktojnë”. “Dialogu është që të pajtohemi dhe kompromiset do të caktohen nga palët. Ky është dialogu dhe këtë e kemi bërë që nga viti 2011”, tha Sorensen.