Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare Sigurimeve vlerëson se pas pranimit në UEFA dhe rekomandimit pozitiv për lëvizje të lirë nga Komisioni Evropian, tani më shumë se kurrë kemi nevojë për Kartonin e Gjelbër i cili do të forconte edhe me shumë kuptimin e lëvizjes së lirë të qytetareve.
“Lëvizja e lirë nuk ka kuptim nëse shoqërohet me pengesa dhe vështirësi siç janë pagesat shtesë gjatë hyrje – daljeve në shtetet evropiane. Fatkeqësisht, qytetarët tanë në çdo hyrje të shteteve evropiane obligohen të paguajnë polica kufitare dhe rrjedhimisht edhe qytetarët nga Evropa para çdo hyrje në Kosovë paguajnë policë kufitare,” thuhet në një deklaratë për medie të Pacollit, shkruan GazetaTribuna.
Ai pret që sa më parë të bëhet një zgjidhje kur dihet tashmë se nga ana Kosovës janë plotësuar të gjitha kriteret teknike që mundësojnë anëtarësimin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve në ketë organizatë.
Në të kundërtën, sipas Pacollit byrotë e vendeve evropiane janë të obliguara t’u bëjnë rimbursimin e shpenzimeve për policat kufitare shtetasve te tyre./GazetaTribuna