Pas Trumpit, Thaçi e fton edhe Pencen për vizitë në Kosovë

E publikuar: 29/09/2017 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence që të vizitojë Kosovën.

Gjatë takimit të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, Thaçi dhe Pence kanë diskutuar për krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe fazën e fundit të dialogut me Serbinë.

“Unë edhe një herë e ftova zëvendëspresidentin Pence që ta vizitojë Kosovën. Unë shpresoj që në një të ardhme të afërt në kohë të përshtatshme zëvendëspresidenti Pence do të vizitojë Republikën e Kosovës”, tha Thaçi për televizionin publik.

Thaçi për vizitë në Kosovë e kishte ftuar edhe presidentin Donald Trump gjatë takimit që kishin më herët gjatë këtij muaji.