Pas transferimit të Haxhimusës, Drita rinovon me katër lojtarë

E publikuar: 06/06/2018 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Drita ka bëtë të ditur se ua ka rinovuar kontratat katër lojtarëve.

“Bardhë e kaltërtit kanë siguruar vazhdimin e kontratave me lojtarët të cilët me përfundimin e sezonit 2017/2018 mbetën lojtarë të lirë”, shkruan në një njoftim të klubit në Facebook dhe pastaj përmes fotografive tregohen rinovimet.

Ardian Limani e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2019, derisa Fidan Gërbeshi deri në vitin 2020.

Në bazë të kontratave të reja, Xhevdet Shabani dhe Bujar Shabani do të jenë pjesë e kampionit të Kosovës deri në vitin 2022.

Kujtojmë që gjatë ditës së mërkurë, Drita e ka zyrtarizuar transferimin e ri, Betim Haxhimusa.

Sulmuesi u largua nga rivali lokal i qytetit, Gjilani, për ta veshur fanellën e kampionit të Kosovës.

Në ndërkohë, nuk janë dhënë detaje lidhur me të ardhmen e Kastriot Rexhës, Haxhi Nezirajt dhe Drilon Musajt.

Po ashtu, pritet të shihet se cili do të jetë vendimi për të ardhmen e trajnerit Bekim Isufi. /Telegrafi/