Kryetari aktual njëkohësisht kandidat për kryetar të Gjilanit Alban Hyseni në “Facebook” ka shkruar se Iliri mbetet gjithmonë një frymëzim dhe zë i fuqishëm për ndryshim
“Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur ditën sesa me këshillat e një miku të vjetër. Iliri, arkitekti i qytetit dhe shoku im që nga ditët e para të Lëvizjes, mbetet gjithmonë një frymëzim dhe zë i fuqishëm për ndryshim”, tha ai.


















