Grupi Grek OTE, pjesë e Deutsche Telekom, mohoi zërat e përhapura në media se është në bisedime për shitjen e Telekom Rumania.
“OTE nuk ka hyrë në bisedime me asnjë palë të tretë për Telekom Rumaninë,” tha menaxheri për marrëdhëniet me median Kostas Kanakaris.
Më 16 Janar OTE tha se kishte hyrë në bisedime për shitjen e Telekom Albania tek kompania Bullgare Albania Telecom Invest për 50 milion euro.
Kjo kompani kontrollohet nga investitori kryesor i Vivacom Spas Roussev dhe Elvin Guri, një investitor Shqiptaro-Bullgar.
Deutsche Telekom është aksioneri më i madh i OTE dhe zotëron 45% të aksioneve.
OTE është prezent në Rumani që nga 2014 përmes Telekom Rumania. Ky i fundit kontrollohet me 54% të aksioneve nga OTE dhe 45.99% nga Ministria e Komunikimit. Telekom Mobile Rumania kontrollohet nga OTE me 69.9% të aksioneve. /PCWorld Albanian