Lenovo me shumë gjasa është ndër të parët që prezanton një laptop 5G që përdor procesorin Snapdragon 8cx.
Laptopin kompania e prezantoi në Kongresin Mobil Botëror në një kohë kur jemi pushtuar nga lajmet me telefonët 5G që po vinë nga të gjitha drejtimet.
Megjithatë që nga debutimi i çipit Snapdragon 8cx në Dhjetor të 2018-ës nuk kemi dëgjuar më rreth tij e asnjë produkti me këtë procesor me përjashtim të këtij laptopi Lenovo.
Pse nuk kemi parë ende asnjë laptop të vetëm me procesorin Snapdragon 8cx mbete mister por ka disa arsye.
Së pari prodhuesit e laptopëve mund të jenë stepur nga Snapdragon 8cx për shkak të performancës së dobët të paraardhësit që ishte Snapdragon 850.
Gjithashtu rrjetet 5G janë ende larg debutimit për masat dhe mbase e konsiderojnë tepër herët për të investuar në këtë drejtim.
Megjithatë në Kongresin Mobil Botëror Qualcomm premtoi 5G për çdo laptop Windows. Snapdragon 8cx bazohet në modemin X55 të ri që Qualcomm e prezantoi pak ditë më parë dhe mbështet të gjitha rrjetet e planifikuara të 5G-së.
Platforma e re mobile me 5G për laptopët do të jetë komercialishte e disponueshme në fillim të 2020-ës. Në rastin e Lenovo kompania nuk jep informacion kur laptopido të jetë i disponueshëm. /PCWorld Albanian