Pas takimit me Osmanin e Konjufcën, presidenti letonez pritet nga Kurti

E publikuar: 22/04/2022 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas takimit me Vjosa Osmanin dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca, presidenti i Letonisë, Egils Levits, është pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një konferencë për media me Osmanin, Levits, tha se shteti i tij mbështetë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe theksoi se ‘Kosova i përket Evropës’.

Levits u prit me ceremoni të larta shtetërore nga Osmani, mëngjesin e sotëm pas arritjes në Prishtinë.