Pas takimit me Lajçak, Zv/Sekretari Amerikan i Shtetit viziton Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë

E publikuar: 07/01/2025 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, nga datat 7-11 janar.

Ambasada Amerikane në Shqipëri dha njoftimin, teksa i referohet njoftimit për shtyp të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Në Tiranë, Verma do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve tanë afganë”, theksohet në njoftimin zyrtar.

Kurse në Kosovë, ai do të diskutojë ‘për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve’.

Share Now