Pas situatës në Ukrainë, banorët e fshatit Breznicë- në afërsi me kufirin serb, ankohen për prezencë të shtuar ushtarake të Serbisë

E publikuar: 24/02/2022 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nazim Hajdini, kryetar i Bashkësisë Lokale në Brezincë, vend ky që gjendet në zonën kufitare me Serbinë, është ankuar se është shtuar prezenca ushtarake, raporton Gazeta Blic.

“Menjëherë pasi agresori Rus filloi luftën për pushtimin e Ukrainës, shteti i Serbisë e ka shtuar prezencën ushtarake në fshatin tonë, Breznicë, duke e rrethuar nga gjitha anët e duke shtuar panikë tek bashkëfshatarët”, ka shkruar.

Reagimi i plotë:

Të nderuar bashkëfshatarë dhe më gjerë!

Menjëherë pasi agresori Rus filloi luftën për pushtimin e Ukrainës, shteti i Serbisë e ka shtuar prezencën ushtarake në fshatin tonë, Breznicë, duke e rrethuar nga gjitha anët e duke shtuar panikë tek bashkëfshatarët.

I ftojmë bashkëfshatarët të mos kenë frikë dhe t’a ruajnë qetësinë nga provokimet e ndryshme.

Kryetar i BL- Breznicë
Nazim Hajdini.