Pas seancës me thumba e mesazheve me letra, Kurti e pret Ramën në zyrë

E publikuar: 20/12/2024 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim kryeministrin Edi Rama në ndërtesën e Qeverisë.

Takimi i tyre mbahet pas mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, më herët në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë seancë Kurti e Rama mbajtën fjalime, por me thumba e kishte Rama kundrejt Kurtit rreth çështjes së raporteve me aleatët.

Po ashtu, dy kryeministrat shkëmbyen edhe një letër me mesazhe derisa në foltore po mbaheshin fjalimet.