Pas reagimeve, largohet tabela në Bllacë, ku nuk figuronte fare gjuha shqipe

E publikuar: 14/09/2024 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

abelat që u vendosën mbrëmë në kufirin e Maqedonisë së Veriut me Kosovën, në Bllacë, në të cilat nuk figuronte gjuha shqipe, sot nuk janë më aty. Të njëjtat gjatë natës janë larguar.

Tani në hyrje të kufirit qëndron tabela e vjetër Republika e Maqedonisë së Veriut, e shkruar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në atë angleze.

Gjatë ditës pritet të jepen informata se kush e ka vendosur tabelën e re dhe se kush e ka larguar të njëjtën gjatë natës. (RTK)