“Pas Prekazit te kryeministri Kurti”, anëtarët e VLEN-it vizitë në Prishtinë

E publikuar: 07/03/2026 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarët e VLEN-it janë pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kështu ka bërë të ditur, Bekim Qoku që është nga Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni dhe pjesë e VLEN.

‘’Pas Prekazit në konakun e Bacit Rifat, në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti. VLEN-i një!’’, ka shkruar ai.

Pjesë e takimit, shihen të kenë qenë edhe Izet Mexhiti, Bilall Kasami, e Elvis Hoxha.