Pas Osmanit e Gërvallës, kryediplomati shqiptar pritet nga Konjufca

E publikuar: 16/01/2024 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas pritjes në takim dhe konferencës së përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, shefi i diplomacisë shqiptare Igli Hasani, ka zhvilluar takim edhe me presidenten Vjosa Osmani, pas të cilit nuk ka pasur deklarime.

Teksa në këto momente, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë po zhvillon takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përcjell klankosova.tv.

Bëhet e ditur se as pas përfundimit të këtij takimi nuk do të ketë prononcime.