Prishtina ka njoftuar se trajneri Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të ekipit të pare.
Dorëheqja erdhi pas ndeshjes ndaj Ferizajt, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës.
Tovërlani kishte marrë drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën kryeqytetase në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoreve, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.
“Klubi e falënderon trajnerin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij. FC Prishtina njofton se në ditët në vijim do të bëjë të ditura zhvillimet e radhës për drejtimin e ekipit”, thuhet në komunikatën e Prishtinës.
Prishtina momentalisht është e treta në tabelë me 38 pikë, katër më pak se Drita në vendin e dytë dhe Ballkani në vendin e parë.



















