Pas ndërhyrjes në zemër, Arnold Schwarzenegger rrëfen për vështirësitë me të cilat po përballet

E publikuar: 14/04/2018 06:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një video të postuar në Instagram aktori ka folur rreth shëndetit të tij, si dhe ka falënderuar fansat për shqetësimin dhe mbështetjen e tyre.

Schwarzenegger gjatë rrëfimit tregoi se ende nuk e ka marr veten dhe se i duhet akoma kohë për t`u shëruar.

Ai po kalon ende vështirësi me shëndetin e tij, pasi nuk ka kaluar shumë kohë nga operacioni.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Dua të dini se ndihem më mirë tani, por ende nuk jam shëruar, më duhet edhe disa kohë që ta them këtë”, është shprehur ai për fansat.

Shpresojmë që aktori ta rimarrë veten shumë shpejt dhe ta shohim në formë si më parë.