Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim (MSA), do të mundësojë heqjen e të gjitha kufizimeve sasiore të mallrave, që do të eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian.
Ndërsa janë mallrat bujqësore, industriale dhe të peshkatarisë që do të lirohen nga Doganat e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për KosovaPress, drejtori i përgjithshëm i Doganave, Lulzim Rafuna.
Ai po ashtu tha se nga hyrja në fuqi e MSA-së Dogana do të ketë 24 milionë euro më paktë hyra në vit.
“Impakti i të gjitha këtyre lirimeve është në vitin e parë në doganë . Të hyra më pak nga tatimi doganor që kemi mbledhur deri më tani nga mallrat e importuara nga Bashkimi Evropian do të jetë 24 milionë”, tha Rafuna.