Pas martesës së Kreshës, vjen reagimi nga Rozana Radi

E publikuar: 18/12/2019 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Mc Kresha, kurorëzoi me martesë dashurinë me partneren e tij, Erzinën.

Ceremonia e dasmës së tyre u bë kryefjala e mediave dhe në rrjet po qarkullon lajmi se Kresha po pret të bëhet baba, pasi Erzina është në muajin e katërt të pritjes së ëmbël.

Mirëpo, me siguri ju kujtohet se para këtyre, disa vite më parë, reperi ishte në një lidhje me këngëtaren Rozana Radi.

Madje, ata e pranuan publikisht romancën e tyre gjatë “Këngës Magjike”, teksa konkurronin së bashku me këngën “Jaba daba du”.

Pas ndarjes me Kreshën, Rozana nisi një lidhje të re me oficerin e Policisë Gjyqësore të Tiranës, Shpëtim Karakushin.

Vazhdimisht nëpër intervista ajo ka treguar se ka gjetur dashurinë dhe është shumë e lumtur me partnerin e saj dhe nëse po vrisnit mendjen si e ka përjetuar këngëtarja dasmën e ish-it, Rozana na e ka shuar kuriozitetin të gjithëve.

Ajo ka publikuar në InstaStory një foto të sajën, hashtag-u i së cilës na tërhoqi vëmendjen.

“Çmendurisht në dashuri”- shkruan Rozana krahas fotos, ndërsa ne po mendojmë se mund të jetë një “diss”, i cili vjen pikërisht një ditë pas dasmës.

Mesa duket, Rozana kërkon të tregojë se është shumë e lumtur dhe nuk i intereson se ç’bëhet me të shkuarën e saj.

Rozana dhe Mc Kresha nuk folën kurrë për ndarjen e tyre, ndërsa tashmë duket se kanë vazhduar të lumtur drejtime të ndryshme në jetë.

Kresha kurorëzoi dashurinë me Erzinën, me të cilën pret një fëmijë, ndërsa Rozana vazhdon marrëdhënien e saj me Shpëtimin, marrëdhënie të cilën mundohet ta mbajë sa më larg syrit të mediave.

Image

BOTASOT