Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ka deklaruar se ka qenë gabim animi i qeverisë së Kosovës për një parti politike për zgjedhjet në Luginë të Preshevës.
Por, më pas Aliu e ka bërë një postim unifikues në Facebook, ku pos Ardita Sinanit nga Partia për Veprim Demokratik të mbështetur nga kryeministri Kurti, e ka uruar edhe Arbër Pajazitin nga partia rivale që e mposhti Ragmi Mustafin, këshilltarin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
“Urime për fitore znj. Ardita Sinani në Preshevë si dhe z. Arbër Pajaziti në Bujanoc. Me besim për angazhimin e te gjithëve për zhvillim ekonomik e shoqëror, si dhe për mbrojtjen, avancimin e të së drejtave të Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka shkruar Aliu në Facebook, të dielën. /Gazeta Express