Gjatë fundjavës Banka Qendrore Kineze paralajmëroi qytetarët të distancohen nga bitcoin.
Tre ditë më pas erdhi paralajmërimi i Bankës Qendrore Indiane e cila gjithashtu paralajmëroi investitorët rreth investimit në bitcoin apo monedha kriptografike.
“Një ditë do të shikoni bitcoin si një trup i vdekur që pluskon mbi një lumë përpara jush,” shprehej guvernatori i bankës qendrore Kineze.
Por Banka e Indisë ishte më e drejtpërdrejtë duke paralajmëruar investitorët për pasoja ekonomike, financiare dhe ligjore.
Ky është paralajmërimi i tretë që vjen nga India.
Deklaratat vinë në një kohë kur bitcoin është rritur me 1,000% gjatë 2017-ës. Ditën e sotme vlera e monedhës virtuale më popullore në botë arriti në 12,700 dollar.
Në Azi masat për të parandaluar përhapjen dhe adoptimin e bitcoin janë shtuar. Bankat Qendrore të Indonezisë dhe Bangladeshit gjithashtu kanë ndaluar përdorimin e bitcoin.
Në Shtator Kina mbylli bursa e monedhave kriptografike dhe ndaloi Ofertat Fillestare të Monedhave (ICO.)
Më 29 Nëntor Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane paralajmëroi rreth investimeve në bitcoin. Bankat Qendrore të Francës, Gjermanisë dhe Rusisë gjithashtu kanë shprehur shqetësim.
Edhe Banka Qendrore e Shqipërisë ka lëshuar një paralajmërim të ngjashëm në Korrik.
“Banka e Shqipërisë nuk ka licencuar asnjë subjekt financiar në veprimtarinë e të cilit të përfshihet përdorimi i monedhave virtuale. Për rrjedhojë, çdo shoqëri e cila përfshihet në këtë aktivitet në Republikën e Shqipërisë nuk është e licencuar, e për rrjedhim aktiviteti i saj nuk i nënshtrohet kuadrit rregullues dhe atij mbikëqyrës nga ana e Bankës së Shqipërisë,” thuhej në deklaratën e Bankës së Shqipëri. /PCWorld Albanian