Pas kërkesës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, kritika të ashpëra për LDK’në nga raportuesja e Kosovës në PE

E publikuar: 19/03/2020 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi i LDK-së për të nisur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon mund të sjellë fatkeqësi në tërë rajonin.

Cramon përmes një postimi në Twitter ka shkruar “Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është edhe vet, atëherë kjo do të nënkuptonte një katastrofë jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë rajonin”.

Viola von Cramon@ViolavonCramon

If LDK tables a motion of non-confidence against its own #government that will mean a disaster not only for #Kosova but also for the entire region @VjosaOsmaniMP #Thaci @JosepBorrellF https://twitter.com/rugeboris/status/1240557100742344704 …Boris Ruge@RugeBorisWhatever the details of the coalition crisis in #Kosovo –
it’s evident this is in good part part about #US demands on tariffs & the power struggle betw/ #Thaci & #Kurti
Questions:
1) Who takes responsibility if Govt is brought down?
2) Where’s the #EU?
Excerpt via @sharenao
4510:17 AM – Mar 19, 2020Twitter Ads info and privacy31 people are talking about this

Në një postim tjetër po

ashtu në Twitter, Cramon ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani që të shmangin mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Çfarë po ndodh në Kosovë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani? Ju lutemi parandaloni edhe një raund tjetër të zgjedhjeve të parakohshme për vendin tuaj”.

Viola von Cramon@ViolavonCramon

What’s going on in #Kosova @albinkurti @VjosaOsmaniMP? Please prevent your country from another round of early legislative elections.349:09 PM – Mar 18, 2020Twitter Ads info and privacySee Viola von Cramon’s other Tweets

Lidhja Demokratike e Kosovës të mërkurën e ka paralajmëruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.