Pas Katalonjës edhe Vojvodina po kërkon referendum për pavarësi

E publikuar: 05/10/2017 09:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grafite te të shumta janë stampuar nëpër muret e Vojvodinës, krahinë e mbetur në Serbi, mbi të cilat shkruhet “Vojvodina = Katalonja”.

Vendet ku janë stampuar këto shkrime janë: Novi Sad, Zrenjanin, Suboticë Sentë, Kikindë dhe në Zhabalj.

Në ish Jugosllavi, Vojvodina bashkë me Kosovën ishin krahinë autonome e Serbisë, në kuadër të federatës jugosllave, me përqindje të madhe të popullatës hungareze.

Pa pavarësimit të Kosovës, shumë diplomatë dhe analistë kishin parashikime se së shpejti do të vijë edhe pavarësia e Vojvodinës.